BOTA /

Gjermani, ministri i Brendshëm: Sulmi në Paradën e Krenarisë në Berlin, akt terrorist islamist

Sipas ministrit, hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari, i lindur në Gjermani, ishte radikalizuar dhe dyshohet se kishte lidhje me një mjedis islamist

Shkruar nga Versus

Gjermani, ministri i Brendshëm: Sulmi në Paradën e Krenarisë

Autoritetet gjermane po hetojnë incidentin e rëndë të ndodhur gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin si një sulm terrorist me motive islamiste. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, i cili deklaroi se provat e deritanishme të mbledhura nga hetuesit çojnë në këtë përfundim.

Sipas ministrit, hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari, i lindur në Gjermani, ishte radikalizuar dhe dyshohet se kishte lidhje me një mjedis islamist.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë paradës, kur i dyshuari përplasi turmën me një furgon dhe më pas përdori edhe një hanxhar. Si pasojë e sulmit, një grua humbi jetën, ndërsa 29 persona të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dobrindt bëri të ditur se autori i dyshuar kishte precedentë penalë. Ai ishte dënuar më herët me 1 vit e 10 muaj burg me kusht, ndërsa prokuroria kishte bërë ankim ndaj këtij vendimi.

I dyshuari është shtetas gjerman, i lindur në Gjermani në vitin 2005, me origjinë libaneze. Nëna e tij ishte natyralizuar si shtetase gjermane në vitin 2002.

Hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të sulmit vijojnë, ndërsa autoritetet gjermane po verifikojnë të gjitha lidhjet e mundshme të të dyshuarit me ekstremizmin islamist./Versus.al

Poll