BOTA /

Grenell kritika Von der Leyen pas vizitës në Kosovë: Nuk jep dot këshilla, gjykata juaj mban Thaçin në burg prej 5 vitesh

Shkruar nga Versus

Grenell kritika Von der Leyen pas vizitës në Kosovë: Nuk jep dot

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit të SHBA, Donald Trump për kriza globale, ka patur kritika të ashpra ndaj presidentes së komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila vizitoi sot Kosovën.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Grenell akuzon Von der Leyen për arrestimin e Thaçit prej 5 vitesh duke thënë se nuk mund të japë këshilla në Kosovë ndërkohë që njëri prej ish-liderëve të UÇK mbahet në Hagë pa prova.

“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike”, shprehet Grenell. 

Kujtojmë që të premten në orën 17:00 do të mbahet një protestë mbarëkombëtare shqiptare në Tiranë për lirimin e ish-liderëve të UÇK-së të cilët prej vitesh mbahen të paraburgosur në Hagë. Versus.al

Poll