BOTA /

Grevë totale në Greqi, punonjësit e sektorit publik dhe privat ‘paralizojnë’ vendin për 24 orë

"Mosbindje civile" në Greqi, ku punonjësit e sektorit publik dhe atij privat kanë paralajmëruar se nuk do të kryejnë asnjë shërbim në kuadër të grevës totale 24 orëshe.

Shkruar nga Versus

Grevë totale në Greqi, punonjësit e sektorit publik dhe privat

Greqi- Një grevë mbarëkombëtare nga punonjësit e sektorit publik dhe atij privat, pritet të paralizojë vendin fqinj gjatë ditës së sotme si protestë e organizuar nga sindikatat për kostot e shtuara të jetesës.

Sindikatat kërkojnë “paga dinjizote” përballë rritjes së çmimeve dhe shtimit të të varfërve. Në njoftimin e bërë ata kanë paralajmëruar se do greva 24 orëshe do të paralizojë vendin me tubime dhe protesta të planifikuara në të gjithë territorin.

Zyrat qeveritare, shkollat, spitalet dhe transporti publik, duke përfshirë shërbimet e trenave dhe tragetet e ishullit, pritet të preken nga ky lloj aksioni i cili nisi me punonjësit e mediave shtetërore dhe atyre private të martën.

Udhëheqësit e sindikatave kanë akuzuar qeverinë e Mitsotakis për dështimin në trajtimin e inflacionit në rritje dhe argumentojnë se rritja e kostos së jetesës ka gërryer standardet e jetesës deri në atë pikë sa shumë e kanë të vështirë të mbijetojnë.

"Kostoja e jetesës është shumë e lartë dhe pagat tona janë të ulëta, ndërsa kostot e larta të strehimit i kanë lënë të rinjtë në një pozitë tragjike," tha Yannis Panagopoulos, i cili kryeson sindikatat kryesore të sektorit privat, GSEE.

Grekët me të ardhura të ulëta detyrohen të punojnë me një pagë minimale prej më pak se 900 euro në muaj. Opozita e majtë e ka ironizuar gjendjen me shprehjen: “Çmime britanike për pagat bullgare”. Versus.al

Poll