BOTA /

Horror / Gjyshi p*rdhunoi mbesat 5 dhe 1 vjeç me lejen e nënës së fëmijëve

Babë e bijë denohet me nga 16 vjet heqje lirie. Abuzimet dyshohet se u kryen në 2018 dhe 2019, ndërsa historia tronditëse u zbulua dhe hetua nga autoritetet italianë në 2020.  

Shkruar nga a.b.

Horror / Gjyshi p*rdhunoi mbesat 5 dhe 1 vjeç me lejen e nënës

Ka marrë fund këtë të premte liria e një 58 vjeçari dhe të bijës 25 vjeçare, pasi Gjykata e Lartë italiane konfirmoi dënimin e tyre, duke i rihapur dyert e burgut me akuzën e rëndë të dhunës seksuale të vazhdueshme ndaj dy të miturve. 58 vjeçari u shpall nga Gjykata e Lartë fajtor për sulm seksual ndaj dy mbesave të tij, të cilat në kohën e abuzimit ishin 5 dhe 1 vjeç. Dhe çfarë këtë histori të publikuar sot në mediat italine e bën më tragjike është fakti se abuzimi dyshohet se ka ndodhur me pëlqimin e vajzës së tij, nënës së vajzës 5 vjeçare dhe foshnjës së përdhunuar. Avokati njoftoi se do të paraqesë një kërkesë të re për lirim për shkak të gjendjes shëndetësore të 58-vjeçarit.

Historia rrëngjethëse e abuzimeve datojnë nga viti 2018 deri në vitin 2019, sipas rindërtimit të dosjes së bërë në gjykatë. Abuzimet dyshohet se kanë ndodhur në shtëpinë ku jetonin dy të dënuarit së bashku me vajzat e mitura; Hetimet u kryen nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Departamentit të Operacioneve Avellino dhe të koordinuara nga Prokuroria Publike e Irpinias. Historia u zbulua në vitin 2020, dhe në atë kohë, së bashku me gjyshin, në pranga kishte përfunduar edhe një person i tretë, partneri 30-vjeçar e vajzes tjetër të 58-vjeçarit.

Gjatë gjykimit të Shkallës së Parë, prokurori publik kishte kërkuar 12 vjet, 10 vjet e 7 vjet e gjashtë muaj. Dënimi, i dhënë në maj 2022, ishte më i ashpër: 16 vjet burg për secilin. Edhe Apeli rikonfirmoi denimet, por kur dosja u ankimua pranë Gjykatës së Rishikimit të Napolit, 58 vjeçari u lirua në pritje të vendimit që do të jepte gjykata. Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi: dënimi u bë i formës së prerë dhe ndaj këtë të premte policia ekzekutoi masën e arrestit, duke dërguar në qeli për 16 vjet babë e bijë që abuzuan me vogëlushen 5 vjeçare dhe beben 1 vjeçare

Poll