BOTA /

Atentati ndaj Donald Trump, pezullohen një numër i lartë zyrtarësh të shërbimit sekret

Një numër i lartë i anëtarëve të Shërbimit Sekret, që merret me sigurinë e presidentëve dhe ish-presidentëve të SHBA-së, është pezulluar. Vendimi ka ardhur pas një hetimi të brendshëm që po zhvillohet brenda këtij institucioni, pas atentatit ndaj kandidatit republikan për presidenti, Donald Trump ndodhur në 13 korrik në Butler, Pensilvani.

Shkruar nga Versus

Atentati ndaj Donald Trump, pezullohen një numër i lartë

Një numër i lartë i anëtarëve të Shërbimit Sekret, që merret me sigurinë e presidentëve dhe ish-presidentëve të SHBA-së, është pezulluar.

Vendimi ka ardhur pas një hetimi të brendshëm që po zhvillohet brenda këtij institucioni, pas atentatit ndaj kandidatit republikan për presidenti, Donald Trump ndodhur në 13 korrik në Butler, Pensilvani.

Siç shkruan NCBNews ende nuk është konfirmuar numri i saktë i zyrtarëve që janë pezulluar, por shkruan se numri numri mund të vazhdojë të rritet ndërsa hetimi i brendshëm për atentatin vazhdon.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi nuk do të konfirmonte se agjentët janë pezulluar, por tha se hetimi i brendshëm i agjencisë mund të rezultojë me "masa disiplinore".

“Shërbimi Sekret i SHBA është i përkushtuar të hetojë vendimet dhe veprimet e personelit në lidhje me ngjarjen në Butler, Pensilvani dhe tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump," tha Guglielmi.

"Ne jemi duke shqyrtuar proceset, procedurat dhe faktorët që çuan ndaj këtij dështimi operacional. Çdo shkelje e identifikuar dhe e vërtetuar do të hetohet nga Zyra e Përgjegjësisë Profesionale për veprime të mundshme disiplinore. Duke qenë se kjo është një çështje personeli, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej”.

 

Poll