
Siç njoftoi ambasadori italian në Zvicër, Gian Lorenzo Cornado, ka përfunduar procesi i identifikimit të 6 shtetasve italianë që humbën jetën në tragjedinë e Crans Montana. Bëhet fjalë për të rinj të moshës 14 deri në 17 vjeç (dy vajza dhe katër djem) që nuk arritën të dilnin gjallë nga klubi zviceran natën e Vitit të Ri.
"Ka incidente fatale, por ky nuk ishte një incident fatal, është një tragjedi që mund të ishte shmangur. Pak masë paraprake dhe një dozë logjike do të kishin qenë të mjaftueshme", tha ambasadori italian.
16 trupa të tjerë u identifikuan
Sipas një përditësimi të mëparshëm nga autoritetet lokale, numri i viktimave të identifikuara nga zjarri vdekjeprurës që shpërtheu në natën e Vitit të Ri tani është 24, ndërsa 16 trupa të tjerë u identifikuan dhe iu dorëzuan familjeve të tyre në orët e fundit, sipas një deklarate nga policia kantonale e Valais.
Sipas autoriteteve zvicerane, viktimat përfshijnë katër vajza zvicerane dhe gjashtë djem zviceranë të moshës midis 14 dhe 31 vjeç. Lista e të vdekurve përfshin gjithashtu dy italianë 16-vjeçarë, një 16-vjeçar me shtetësi të dyfishtë, atë të Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, një rumun 18-vjeçar, një francez 39-vjeçar dhe një turk 18-vjeçar.
Hetimet e autoriteteve po vazhdojnë si për rrethanat në të cilat shpërtheu zjarri, ashtu edhe për identifikimin e plotë të të gjitha viktimave.

