Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje këngëtarin e njohur Underground Amir Hossein Maghsoudloo, i njohur më mirë si Tataloo.
Ai akuzohet për blasfemi. Gjykata e Lartë anuloi një dënim të mëparshëm me pesë vjet burg pasi pranoi kundërshtimin e prokurorit. Vendimi i ri vjen pas akuzave se Tataloo kishte fyer Profetin e Islamit Muhamed.
Këngëtari dhe kompozitori 37-vjeçar, një nga pionierët e repit iranian, e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000, ai u vendos në Stamboll pasi autoritetet iraniane i mohuan lejen për të ushtruar profesionin e muzikantit.
Në dhjetor 2023, gjyqësori iranian njoftoi se reperi iu dorëzua Iranit nga autoritetet turke në bazë të urdhrit të një gjykate revolucionare në Teheran. Versus.al







