Një tërmet me magnitudë 4.1 ka goditur zonën e Trapanit, Siçili në orën e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv) tërmeti e kishte epiqendrën në ujërat e Detit Tirrenit jugor me një thellësi 1.2 kilometra dhe është ndjerë jo vetëm në Trapani por edhe në Marsala, Mazara del Vallo dhe në Egadi.
Sipas informacioneve fillestare të mbledhura nga zjarrfikësit dhe policia nuk raportohet për dëme materiale./Versus.al







