BOTA /

Izraeli sulmon uzinat petrokimike iraniane, Netanyahu paralajmëron goditje të mëtejshme

“Do t’i godasim burimet kryesore të financimit të regjimit iranian”, thotë kryeministri izraelit

Shkruar nga Versus

Izraeli sulmon uzinat petrokimike iraniane, Netanyahu paralajmëron goditje

Izraeli ka goditur sot uzinat petrokimike në Iran, në një operacion që Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi si goditjen e burimeve më të rëndësishme të financimit të regjimit iranian.

Në një mesazh video të postuar në X, Netanyahu tha se këto sulme vijnë pas goditjeve ndaj uzinave iraniane të çelikut, ku sipas tij Izraeli ka “shkatërruar 70% të kapacitetit të prodhimit të çelikut të Iranit”.

“Ne nuk do të ndalemi. Do t’i godasim sa herë të jetë e nevojshme,” paralajmëroi Netanyahu, duke lënë të kuptohet se operacionet izraelite kundër objektivave strategjikë të Iranit mund të zgjerohen edhe më tej.

Ky sulm vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon dhe pritet të rrisë tensionet mes Teheranit dhe Tel Avivit.

Poll