BOTA /

Ka shpresë! Vaksina e parë kundër kancerit të vezoreve po bëhet gati

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Oksfordit ka siguruar burimet e nevojshme për të zhvilluar vaksinën e parë kundër kancerit ovarian, kancerit të vezoreve.

Shkruar nga Versus

Ka shpresë! Vaksina e parë kundër kancerit të vezoreve po

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Oksfordit ka siguruar burimet e nevojshme për të zhvilluar vaksinën e parë kundër kancerit ovarian, kancerit të vezoreve. OvarianVax, siç quhet, do të "stërvisë" sistemin imunitar për ta njohur dhe eliminuar atë në një fazë të hershme.

"Ideja është që me administrimin e vaksinës, tumoret mikroskopike zvogëlohen ndjeshëm në madhësi, derisa ato të zhduken," komentoi profesori kryesor Ahmed Ahmed. Ai shtoi se kemi ende shumë për të bërë deri në përfundimin e tij dhe disponueshmërinë në treg, por tha se ishte “ optimist ”.

Pas testimit te vullnetarët, faza tjetër do të jetë administrimi i tij te gratë me mutacione gjenetike që rrisin rrezikun e kancerit të vezoreve dhe te një grup grash pa faktorë rreziku, për të parë nëse funksionon vërtet si parandalues.

Aktualisht nuk ka asnjë metodë diagnostikuese dhe simptomat e saj – si ënjtja e barkut dhe anoreksia – shpesh kalojnë pa u vënë re.

Masa parandaluese e rekomanduar për gratë që i përkasin grupeve me rrezik të lartë është heqja e vezoreve të tyre para moshës 35 vjeç, por nëse e kemi këtë vaksinë në duart tona në të ardhmen nuk do të na duhet t'i drejtohemi opsioneve të tilla invazive./Versus.al

Poll