BOTA /

Kaosi në Lindjen e Mesme/ Hezbollahu pranon marrëveshjen e armëpushimit

Shkruar nga Versus
Kaosi në Lindjen e Mesme/ Hezbollahu pranon marrëveshjen e
Bombardimet në Bejrut, Liban

Grupi islamik “Hezbollahu” është shprehur i hapur ndaj një propozimi për armëpushim të propozuar nga SHBA për t’i dhënë fund luftës shkatërruese me Izraelin.

Ende nuk ka një marrëveshje të qartë mbi draftin e Uashingtonit që u dorëzua në Bejrut javën e kaluar, por deri më tani grupi islamik ka dhënë sinjale pozitive duke treguar se është për nënshkrimin e një marrëveshje armëpushimi, shkruajnë mediat e huaja.

Amos Hochstein, një ndihmës i lartë amerikan i Presidentit Joe Biden, është në gatishmëri, i përgatitur për të udhëtuar në Bejrut bazuar në përgjigjen zyrtare të Libanit në ditët në vijim. Kryetari i parlamentit Nabih Berri, një aleat i ngushtë i grupit militant shiit, po negocion në emër të qeverisë libaneze si dhe të Hezbollahut.

Ekipi i tij ka thënë se ata janë ende duke studiuar propozimin dhe do të përcjellë vërejtjet zyrtare të Hezbollahut ditën e sotme. Bazuar në këtë, Hochstein mund të fluturojë në Bejrut dhe më pas në Izrael.

Qëndrimi i Izraelit është i paqartë, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu thuhet se ka shprehur mosgatishmëri për t'i "dhuruar" Bidenit një sukses të politikës së jashtme në negocimin e armëpushimit. Sidoqoftë, zyrtarë të njohur me takimin e javës së kaluar midis Biden dhe Presidentit të zgjedhur Donald Trump i thanë Al Arabiya English se ky i fundit përcolli mbështetjen e tij për një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur. Versus.al

Poll