BOTA /

“Kthejuni jetës normale”, ministri i Mbrojtjes së Venezuelës: Ajo që na ndodhi ne, mund t’i ndodhë çdo shteti

Shkruar nga Versus

“Kthejuni jetës normale”, ministri i Mbrojtjes së  
Venezuela si dhe vende të tjera të botës janë ende në "shok" pas goditjes së kryer nga forcat amerikane në Karakas ku arrestuan brenda disa sekondash presidentin Nicolas Maduro. Megjithatë, ministri i Mbrojtjes së Venezuelës u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të vijojnë jetën normalisht. 

 “Çfarë po i ndodh sot Venezuelës mund t’i ndodhë çdo shteti apo qeverie”, deklaroi ministri venezuelian i Mbrojtjes, Vladimir Padrino.

Ai u bëri thirrje qytetarëve në Venezuelë që të “rifillojnë aktivitetet e tyre normale” në punë, tregti dhe arsim.

Reagimi vjen pasi Padrino tha më herët se kapja e Maduros do të ishte e pamundur pa vrasjen e disa prej njerëzve të ekipit të sigurisë. Padrino shtoi gjithashtu se ushtria mbështet zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez si udhëheqëse në detyrë të vendit. Versus.al

Poll