Pavel Durov themeluesi i aplikacionit të mesazheve Telegram u arrestua mbrëmjen e së shtunës (24 gusht) në aeroportin Le Bourget, në periferi të Parisit teksa po dilte nga avioni i tij privat.
Durov 39 vjeç ka një pasuri të vlerësuar nga Forbes rreth 15 miliardë dollarë.
Në vitin 2013, ai bashkëthemeloi Telegram, një aplikacion mesazhesh që pretendon se ka një miliard përdorues.
Ky aplikacion ofron mesazhe të enkriptuara dhe i lejon përdoruesit të krijojnë kanale për të shpërndarë informacion tek abonentët e tyre.
Një sistem që synon të jetë shumë i sigurt dhe që është rritur duke u bërë një rrjet social vërtet i ri, pa asnjë centralizim apo kontroll.
Aplikacioni thelbësor për rusët dhe ukrainasit
Rrjeti social Telegram është bërë një vektor thelbësor i komunikimit në Rusi, edhe nëse përdoret gjithashtu për të kritikuar qeverinë e presidentit Vladimir Putinit.
Pikërisht në këtë rrjet Yevgeny Prigozhin njoftoi tentativën e tij për grusht shteti vitin e kaluar.
Kjo është gjithashtu e vërtetë dhe për Ukrainën, ku Presidenti Volodymyr Zelensky dhe ministrat e tij komunikojnë gjerësisht përmes Telegram.
Kjo ka çuar në një luftë të vërtetë kulturore në rrjet, ku të dyja palët komunikojnë mbi evolucionin e luftimeve dhe ku ndonjëherë është e vështirë të bëhet dallimi midis informacionit të vërtetë dhe propagandës.
Dhe nisur nga rëndësia që ky rrjet social ka krijuar për dy vendet nga ana ruse, ekziston frika se arrestimi i Durov do t'i lejojë perëndimorët të zbulojnë sekretet e Telegram.
Mediat në Rusi janë gjithashtu të shqetësuara se “NATO po merr nën kontroll Telegramin”.
Megjithatë, është e vështirë të dihet nëse kjo është një mundësi reale, por në çdo rast kjo është ajo që Rusia dhe e paraqet si një arsye reale e arrestimit të Durov, pa përmendur as rrjetet e indoktrinimit terrorist dhe as shkëmbimet e pornografisë së fëmijëve akuza për të cilat themeluesi i Telegram dhe u ndalua në Francë.
Pavel Durov, i cili thotë se është frymëzuar nga Steve Jobs dhe Che Guevara, tashmë është kthyer në një simbol prandaj dhe Rusia ka frikë nga arrestimi tij. /Versus.al







