Gjatë fjalës së tij në samitin e mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u përqendrua tek ngjarja e ndodhur në Banjskë të Kosovës pak vite më parë kur një grup personash të armatosur të udhëhequr nga Milan Radoiçiç sulmuan policinë, duke vrarë efektivin Afrim Bunjaku.
Kurti tha se ky sulm terrorist nuk mund të injorohet dhe se pavarësisht se Radoiçiç ka pranuar autorësinë e sulmit, sërish nuk është arrestuar duke dërguar sinjal të rrezikshëm që nxit sulme të tjera.
“Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti.
Sa i takon çështjes së emigracionit, Albin Kurti tha se Kosova është vetëm pikë tranziti prej ku më pas emigrantët e paligjshëm shkojnë në vende të tjera, por theksoi se vendi nuk është burim emigracioni. Versus.al







