BOTA /

Kush po e sulmon Turqinë? Teherani: Raketat që hynë në hapësirën turke nuk janë iraniane!

Ministri iranian i Jashtëm, Abbas Arakçi, njoftoi se raketat që hynë në hapësirën ajrore të Turqisë nuk kanë origjinë iraniane dhe se do të kryhet një hetim i plotë për të përcaktuar burimin e incidentit. Ndërkohë, Turqia paralajmëroi se çdo shkelje e hapësirës ajrore është e papranueshme dhe do të marrë masat e nevojshme për sigurinë e saj.

Shkruar nga Versus
Kush po e sulmon Turqinë? Teherani: Raketat që hynë në
Ministri turk i Jashtëm, Hakan Fidan/ Ministri i jashtëm iranian, Abbas Arkçi

Ministri turk i Jashtëm, Hakan Fidan, zhvilloi një telefonatë me homologun iranian, Abbas Arakçi, pas incidentit të fundit me raketën e neutralizuar mbi Gaziantep, e cila hyri në hapësirën ajrore turke.

Fidan theksoi se shkeljet e hapësirës ajrore turke janë të papranueshme dhe Turqia do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e saj.

Arakçi deklaroi se raketa nuk kishte origjinë iraniane dhe se do të kryhet një hetim i gjerë për të përcaktuar burimin e incidentit.

Autoritetet turke njoftuan se disa pjesë të raketës ranë në tokë të pabanuara në Gaziantep, pa shkaktuar dëme apo viktima.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi se provokimet që kërcënojnë marrëdhëniet dhe sigurinë rajonale nuk duhet të vazhdojnë dhe nënvizoi nevojën për të shmangur përhapjen e konfliktit dhe gjakderdhjen./Versus.al

Poll