BOTA /

Libani në kaos/ Shpërthime të tjera vdekjeprurëse,100 të plagosur, plasin radiomarrësat e Hezbollah

Shpërthime të shumta janë raportuar në të gjithë Libanin të mërkurën, ku Agjencia Kombëtare të Lajmeve e Libanit raporton se  "pajisjet" kanë shpërthyer në bastionet e Hezbollahut në lindje dhe jug të Bejrutit.

Shkruar nga Versus

Libani në kaos/ Shpërthime të tjera vdekjeprurëse,100

Një raund i ri sulmesh ka filluar në Lindjen e Mesme, me shpërthime të reja të raportuara në kryeqytetin libanez, në periferitë jugore të Bejrutit.

Siç raportohet, nga këto sulme tre persona kanë vdekur dhe qindra janë plagosur, shumë prej të cilëve kanë plagë në krahë dhe në stomak. 

Dëshmitarët okularë thanë se radiot portative të përdorura nga Hezbollah shpërthyen në jug të vendit dhe në periferitë jugore të Bejrutit.

Është raportuar gjithashtu se sistemet e energjisë diellore të vendosura në shtëpi banimi kanë shpërthyer në disa zona të Bejrutit, me Agjencinë Libaneze të Lajmeve që raportoi se këto sisteme ishin përgjegjëse për disa nga shpërthimet.

Sipas agjencisë Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë dhe burime sigurie, pajisjet e komunikimit, telekomandë (transmetues me valë) , të përdorura nga Hezbollahu shpërthyen në periferitë jugore të Bejrutit.

Shpërthimet kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të rrethinave të Bejrutit, ndërsa 30 autoambulanca janë dërguar nga Kryqi i Kuq.

Një imazh i një radioje të dëmtuar në tokë po bën xhiron e internetit.

Libani në kaos/ Shpërthime të tjera vdekjeprurëse,100

Që kur sulmet u kryen agjencia franceze e lajmeve AFP raportoi se marrësit me valë kishin shpërthyer në bastionin e Hezbollahut në Bejrut.

Një nga dy shpërthimet ndodhi gjatë një funerali në lagjen Dahiyeh, një periferi jugore e Bejrutit, ndërsa njerëzit po u jepnin lamtumirën e fundit katër personave të vrarë nga shpërthimet e së martës.

Në mesin e atyre që merrnin pjesë në funeralin ishin fëmijë, gra dhe burra të të gjitha moshave. Funerali ishte gati të fillonte në momentin e shpërthimit.

Një burim i Hezbollahut konfirmoi, nga ana tjetër, se radiot  e përdorura nga ky grup libanez ishin në shënjestër.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit raportoi më herët se pajisjet e komunikimit shpërthyen brenda shtëpive në periferitë jugore të Bejrutit dhe në Libanin jugor.

Skenat e kaosit u shpalosën në Dahiya, periferia jugore e Bejrutit dhe një bastion i Hezbollahut, ku kishte thirrje që telefonat të mos përdoren. 

Komunikimet duket se janë të ndërprera, ndërsa rrugët janë të bllokuara. 

Më herët, Hezbollahu tha se kishte nisur një sulm me raketa kundër një pozicioni izraelit pas shpërthimeve të djeshme në Liban. /Versus.al

 

 

Poll