BOTA /

“Mbreti i Kokainës”/ “The Sun” jehonë ekstradimit të Dritan Rexhepit

Britanikja shkruan sesi Dritan Rexhepi po kërkohej nga Policia në mbarë botën për 27 vjet, pas vrasjes së 2 policëve dhe pas trafikut të Kokainës në thuajse gjithë Evopën.

Shkruar nga Versus

 

“Mbreti i Kokainës”/ “The Sun” jehonë

Ekstradimi i Dritan Rexhepit , si “mbreti i kokainës” ka marrë vëmendjen e prestigjozes “The Sun” me një artikull të gjatë dedikuar shqiptarit “famëkeq”.

Britanikja shkruan sesi Dritan Rexhepi po kërkohej nga Policia në mbarë botën për 27 vjet, pas vrasjes së 2 policëve dhe pas trafikut të Kokainës në thuajse gjithë Evopën.

The “Sun” shpejgon sesi Rexhepi u bë i famshëm për arratisjet e tij nga burgu, duke u krahasuar me bosin meksikan të drogës , Joaquin Guzman Loera, i njohur më mirë si El Chapo.

45 vjeçari gjithashtu dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e pamëshirshme hakmarrëse të vëllait të një njeriu të dyshuar për vjedhjen e një ngarkese prej 20 milionë paundë kokainë në Angli që i përkiste Rexhepit.

Mbreti i drogës Rexhepi u shfaq në listën e më të kërkuarve të lëshuar nga Scotland Yard në vitin 2013.

Në artikullin e gjatë po ashtu theksohet se se Shqipëria e fitoi garën me Italinë, Anglinë dhe Belgjikën në ekstradimin e "mbretit" të kokainës. /Versus.al/

Poll