BOTA /

VIDEO/ 'Ne flasim shqip', studentët shqiptarë në protestë në Maqedoninë e Veriut

Protesta është zhvilluar në qendër të qytetit, ku studentët kanë vendosur pankarta me mesazhe për të drejtat e tyre.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ 'Ne flasim shqip', studentët shqiptarë në
Pamje nga protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë organizuar një protestë në Shkup, duke kundërshtuar faktin se provimi i jurisprudencës nuk u lejohet të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Protesta është zhvilluar në qendër të qytetit, ku studentët kanë vendosur pankarta me mesazhe për të drejtat e tyre.

Në tubim ka marrë pjesë një numër i madh studentësh dhe mbështetësish.

Sipas tyre, edhe pse shqipja ka status zyrtar në vend, provimi i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit të avokatit, gjyqtarit apo prokurorit zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase. Kjo, sipas studentëve, krijon pabarazi dhe vështirësi në qasjen e tyre në tregun e punës.

Ata kërkojnë që provimi të zhvillohet plotësisht në gjuhën shqipe, me procedura të barabarta për të gjithë kandidatët dhe me zbatim real të të drejtave gjuhësore të garantuara me ligj./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 
Poll