Në portin e Pireut, policia greke ka zbuluar një sasi të madhe kokaine, e cila vlerësohet të kapë shumën prej 2.3 milionë eurosh.
Droga ishte e fshehur në një kontejner me banane, i importuar nga një vend i Amerikës së Jugut. Pas analizave të hollësishme të rrezikut, doganierët grekë përdorën një algoritëm për identifikimin e kontejnerëve të dyshimtë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të kontejnerit, inspektorët gjetën dhe sekuestruan 50 pako të mbushura me kokainë, me peshë të përgjithshme prej rreth 51 kilogramësh.







