BOTA /

“Nuk u lejua të hynte në Florida”, media britanike: Grenell dështoi ta takonte Vuçiçin me Trumpin

Shkruar nga Versus

“Nuk u lejua të hynte në Florida”, media britanike:
Richard Grenell, i cili mbante disa pozicione gjatë kohës së mandatit të parë presidencial të Donald Trumpit, po përjeton rënie në nivelet politike. Një nga arsyet thuhet se është përplasje me shefen e kabinetit të Trumpit, Susie Wiles.

Sipas një burimi pranë Shtëpisë së Bardhë, Grenell ka tentuar të shfaqet si kandidati për zëvendëspresident dhe puna e tij ka qenë e diskutueshme brenda kampit republikan, shkruan dailymail.

Një moment kyç thuhet se ka ndodhur gjatë Konventës Kombëtare Republikane të vitit 2024, kur Grenell u përplas me Susie Wiles për orarin e fjalimit të tij.

Ai i bërtiti asaj, duke thënë se “do të jetë përgjegjëse nëse humbasim zgjedhjet”! Wiles ishte thuajse në lot.

Ky incident, sipas burimeve, shënoi fillimin e rënies së tij – Grenell nuk konsiderohej më seriozisht për pozicione të larta në kabinetin e administratës së dytë të Trumpit.

Ai mohoi konfliktin, duke insistuar se marrëdhëniet e tyre ishin të mira, por Wiles nuk e konfirmoi kurrë publikisht këtë version. 

Një nga incidentet që e përkeqësoi situatën ishte përpjekja e Grenellit për të organizuar një takim mes Aleksandër Vuçiç dhe Donald Trump në Floridë në maj 2025 - takim që nuk u mbajt.

Zyrtarisht u tha se Vuçiç duhej të ndërpriste udhëtimin për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas burimeve, Wiles personalisht “bllokoi” takimin, duke e lënë Vuçiqin në një situatë të sikletshme dhe duke bërë të qartë se ditët e veprimit të pavarur të Grenellit ishin nën kontroll të rreptë.

Një ish‑diplomat i Serbisë, Nebojsha Vujoviq, tha se shefja e kabinetit të Trumpit i kishte ndaluar Vuçiqit hyrjen në kompleksin e Floridës, edhe pse kishte paguar.

Gjithashtu u raportua se Vuçiq kishte tentuar të hynte në një pritje duke përdorur një emër të rremë.

Disa burime diplomatike thonë se qëllimet e Grenelit shkonin përtej marrëdhënieve bilaterale dhe ishin të lidhura me ndërtimet dhe investimet e një fondi investimesh të dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner në Beograd – një projekt luksoz i hotelit dhe kompleksit memorial me vlerë 500 milionë dollarë, që tani duket se ka dështuar. Versus.al

Poll