
Parlamenti i Suedisë ka shfuqizuar lejet e qëndrimit të përhershëm për refugjatët dhe kategori të caktuara të tjera migrantësh.
Në vendimin e miratuar, sipas legjislacionit të ri, nga 12 korriku do të lëshohen vetëm leje të përkohshme qëndrimi për azilkërkuesit dhe disa grupe të tjera të migrantëve.
Megjithëse lejet e përkohshme tashmë janë standard në Suedi, reforma eliminon mundësinë që këto kategori të përfitojnë qëndrim të përhershëm në të ardhmen.
Autoritetet thanë se ndryshimi nuk do të ndikojë tek individët që tashmë posedojnë leje qëndrimi të përhershme.
Projektligji u miratua nga parlamenti dje si pjesë e ndryshimeve më të gjera në politikën e migracionit të Suedisë.Versus.al

