BOTA /

Presidenti argjentinas në të njejtën linjë me Trump, tërheq Argjentinën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Ky vendimi i presidentit argjentinas vjen menjëherë pas vendimit që presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH më 22 janar 2025 sapo ai mori detyrën.

Shkruar nga Versus
Presidenti argjentinas në të njejtën linjë me Trump,
Javier Milay

Presidenti argjentinas Javier Milay do të tërheqë vendin e Amerikës Latine nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) , njoftoi sot zëdhënësi i presidencës argjentinase, në një vendim të justifikuar me referenca për "dallimet e thella në lidhje me menaxhimin shëndetësor" dhe "ndikimin politik të shteteve të caktuara".

“Presidenti ka udhëzuar ministrin e Jashtëm  Gerardo Worthen që të tërheqë Argjentinën nga OBSH”, tha Manuel Antoni në një konferencë për shtyp.

Argjentinasit "nuk do të lejojnë një organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin tonë, e lëre më kur ka të bëjë me shëndetin tonë," shtoi ai.

Ky vendimi i presidentit argjentinas vjen menjëherë pas vendimit që presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH më 22 janar 2025 sapo ai mori detyrën./Versus.al

 

 

Poll