Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar një linjë të re të ashpërsuar të Departamentit të Shtetit, që ndalon hyrjen në SHBA për shtetas të huaj që kanë shprehur publikisht mbështetje për vrasjen e Charlie Kirk ose për akte të tjera të ngjashme.
"Dua që të gjithë ta mendojnë këtë për një moment, në rregull? Ju jeni atje duke festuar vrasjen e përgjakshme të dikujt.", tha Rubio gjatë një deklarate për mediat.
"Pse duhet të duam njerëz të tillë në vendin tonë, qoftë si turistë apo për ndonjë arsye tjetër?", shtoi ai.
Ky vendim pritet të zbatohet menjëherë dhe tregon një qëndrim të prerë të administratës amerikane ndaj përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe glorifikimit të dhunës në platformat online.
Masa e re përjashton nga marrja e vizës personat që kanë përhapur, shpërndarë apo mbështetur deklarata që lavdërojnë vrasjen e Kirk apo çdo akt tjetër kriminal, duke i konsideruar ata si kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare.







