Nëse keni në plane për të shkuar në Pragë për të shijuar jetën e natës, pa u kursyer në numrin e gotave të alkoolit që do pini, atëherë ndryshoni mendje. Praga ka zgjedhur që të ndalë vrullin e turistëve që zgjedhin këtë qytet vetëm për clubet e natës. Kryeqyteti çek ka njoftuar se do rë ndalojë grupet e njerëzve që “zvarriten klubeve për shkak të alkoolit”.
Nënkryetari i bashkisë së Pragës, Jiri Pospisil, tha se qyteti dëshiron të dekurajojë turistët që vijnë "për një kohë të shkurtër vetëm për t'u dehur”, por synon “një turist më të kulturuar dhe më të pasur".
Gjatë dy dekadave të fundit, pjesërisht falë bumit të linjave ajrore të lira, Praga është bërë një destinacion i preferuar për festat e beqarëve, veçanërisht nga Mbretëria e Bashkuar.
Praga i bashkohet shumë qyteteve anembanë Evropës që kanë frenuar turistët muajt e fundit. Zyrtarët në Venecia, Itali kohët e fundit kufizuan madhësinë e grupeve turistike në 25 persona dhe ndaluan megafonët, ndërsa kryebashkiaku i Barcelonës planifikon t'i japë fund qirave ditore të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028./Versus.al







