Historitë njerëzore që kanë dalë në dritë që nga rrëzimi i avionit të Air India , i cili vrau të paktën 265 persona , janë prekëse .
Një histori e tillë ka të bëjë me familjen e Dr. Prateek Joshi, i cili po shkonte në Londër për një "fillim të ri".
Prindërit dhe tre fëmijët e tyre , në fakt, kishin bërë një selfie pak para se avioni të ngrihej, të pavetëdijshëm për atë që do të ndodhte në minutat në vijim.
Fotografia tregon Dr. Joshi-n, gruan e tij, gjithashtu mjeke, dy djemtë e tyre binjakë, 5-vjeçarët Nakul dhe Pradyut, dhe vajzën e tyre më të madhe, 8-vjeçaren Miraya, duke buzëqeshur para kamerës.
Gruaja e Dr. Joshit, Komi Vas, e cila punonte në Udaipur, kishte lënë punën për t'u transferuar në Londër me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre.
"Ata duhej të largoheshin nga Ahmedabad dje me një fluturim për në Londër. Prateek kishte ardhur nga Anglia dy ditë më parë për t'u kthyer me gruan dhe dy fëmijët e tij", tha një i afërm i Dr. Joshit.
Sipas vëllait të Dr. Komit, çifti ishte martuar prej 10 vjetësh dhe kishte tre fëmijë që atëherë.
"Çelësi" i kutive të zeza
Çfarë ndodhi saktësisht në fluturimin AI171 midis Ahmedabad dhe London Gatwick të enjten pasdite do të zbulohet vetëm pas një hetimi të detajuar, me hetuesit që presin që misteri të zgjidhet nga "kutitë e zeza", ose regjistruesit e të dhënave të fluturimit.
Hetuesit indianë, duke punuar me ekspertë nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, do të përpiqen të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi rrëzimin e Boeing 787-8 Dreamliner menjëherë pas ngritjes, vetëm 1.5 km nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel.
Fluturimi i Air India mbante 242 persona (230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit) kur u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Ahmedabad për në Aeroportin Gatwick të Londrës.
Vetëm një pasagjer mbijetoi, i cili doli nga rrënojat. Vishwas Kumar Ramesh, 39 vjeç, ishte ulur pranë njërës prej daljeve të emergjencës.
View this post on Instagram
Pasagjerët përfshinin 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, shtatë shtetas portugezë dhe një shtetas kanadez.
Zëdhënësi i policisë lokale, Kanan Desai, u tha gazetarëve se "265 trupa janë dërguar në spital", që do të thotë se 24 persona u vranë në tokë kur aeroplani u rrëzua në një konvikt ku qëndronin mjekë. Operacioni i shpëtimit përfundoi herët të premten pa u raportuar vdekje të tjera.
Majday
Boeing 787-8 Dreamliner u nis nga Ahmedabad në orën 13:38 sipas orës lokale, me destinacion Londrën Gatwick. Të dhënat e gjurmimit të fluturimit përfundojnë me aeroplanin në një lartësi prej rreth 190 metrash.
Para rrëzimit të aeroplanit, pilotët lëshuan një thirrje për ndihmë Mayday në kullën e kontrollit, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë.
787-8 Dreamliner po fluturohej nga Kapiteni Sumit Sabhawal dhe bashkëpiloti i tij Clive Kundar. Dyshja ishin shumë të përvojë, me më shumë se 9,000 orë fluturim të kombinuar. Sabhawal kishte më shumë se 22 vjet përvojë si pilot i një linje ajrore komerciale.
Kapiteni i fluturimit fatal të Air India paralajmëroi se aeroplani i tij po "humbte fuqi " sekonda para se të përplasej me një ndërtesë në Ahmedabad.
"Mayday! Pa shtytje, po humbasim fuqi, nuk mund të fitojmë lartësi", paralajmëroi Kapiteni Sumit Sabharwal ndërsa aeroplani i tij filloi të humbiste lartësi. Megjithatë, pas këtij mesazhi, kulla e kontrollit nuk mori asnjë lajm apo komunikim të mëtejshëm.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi sinjalin e fatkeqësisë, por i mbijetuari i vetëm i fluturimit u tha mediave indiane se dëgjoi një zhurmë të fortë ndërsa aeroplani luftonte për të fituar lartësi.
Ministri i Brendshëm i Indisë, Amit Shah, tha se aeroplani mbante 100 ton karburant - praktikisht një ngarkesë të plotë - ndërsa u ngrit nga Ahmedabad.
Videot treguan aeroplanin duke fluturuar ulët mbi një zonë banimi. Të dhënat përfundimtare të transmetuara treguan aeroplanin duke arritur një lartësi prej 190 metrash. Ai vazhdoi të ulej dhe u errësua nga pemët dhe ndërtesat, përpara se një shpërthim i madh të shfaqej në horizont./Versus.al







