Në Beograd, protestat vazhdojnë të jenë prezente që pas shembjes së një çatie betoni që las pas 15 viktima në muajin nëntor në një stacion treni në Novin Sad.
Ditën e djeshme studentët bllokuan fakultetet në Novi Sad, ndërsa fermerët dhe qyetarët e tjerë kanë protestuar ambienteve të Partisë Progresive Serbe në Bulevardin e Çlirmit. Por, kjo protestë nuk ishte dhe aq paqësore, pasi ndaj studentëve pati një luftë ku mbeti rëndë një e plagosur, e cila është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka ndaluar katër persona të cilët dyshohet se kanë kryer akte të dhunshme në protestë.
Sakaq, ky veprim është dënuar rëndë nga fakultetet dhe kërkojnë që autorët të ndëshkohen përpara ligjit.







