Greqi- Është shfaqur rasti i parë me metapneumoni në Selanik. I infektuari me virusin HMPV është një i moshuar 71 vjeçar, vajza e të cilit kishte udhëtuar drejt Kinës gjatë sezonit të festave dhe gjatë kthimit kishte pasur simptoma të virusit.
Megjithatë, për shkak të sëmundjeve shoqëruese, burri shfaqi simptoma të rënda dhe kërkoi shtrimin në spital, ndërsa bashkëshortja dhe vajza e tij ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos shfaqur më shenja të këtij virusi.
Për rastin reagoi ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis i cili tha se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe se nuk bëhet fjalë për një virus të ri, por të njëjtin që prek personat me shëndet të dobët apo fëmijët e vegjël. Versus.al







