Dy ditë më parë, Miroslav Lajçak, ish-i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi dha dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak Robert Fico pas publikikit të 3 milionë faqeve të dosjes së pedofilit Jeffrey Epstein.
Pavarësisht se Lajçak kishte pranuar më herët kontakte 'normale' me Epstein, mesazhet e publikuara që i përkasin vitit 2018, flisnin për një marrëdhënie shumë më personale.
Nga detajet e bëra publike, Lajçak dhe Epstein diskutonin jo vetëm për politikë dhe diplomaci, por edhe për gra. Në një nga bisedat, Epsteini i ofronte Lajçakut gra, duke shtuar se mund të ‘marrë edhe motrat e tyre’. Ai më pas ironizonte duke thënë se ndoshta janë shumë të reja për të, pasi janë nën 30 vjeç.
‘Mos u bë i keq. Ti nuk e di sesi jam në aksion’, i përgjigjej Lajçaku. Në mesazhet e tjera, të dy flisnin për ‘vajza’ në Kiev ose Moskë, me një ton të relaksuar dhe shpesh me shaka.
Për një foto nga Moska, Epsteini i shkruante se do të preferonte ‘një vështrim më të brendshëm’ dhe pretendonte se ato vajza ishin ‘eksporti më i mirë rus’.
Një pjesë e mesazheve datojnë nga periudha kur Lajçaku ishte president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe qëndronte rregullisht në New York. Gjatë kësaj periudhe, thuhet se janë organizuar takime, darka dhe vizita të mundshme në rezidencën e Epsteinin në Florida ku u abuzuan vajza të mitura. Versus.al

