
Prodhuesi tajvanez i lidhur me ‘pagerët’ që shpërthyen si pjesë e një sulmi vdekjeprurës dhe të paprecedentë në Liban kundër Hezbollahut, ka thënë se pajisjet janë prodhuar nga një kompani në Evropë, pasi grupi militant fajësoi Izraelin dhe u zotua për sulme hakmarrëse.
Mijëra pajisje “pager” u shpërthyen me telekomandim nga distanca duke vrarë 18 njerëz dhe duke lënë të plagosur rreth 4000 të tjerë. Mest ë vdekurve ishte edhe nëj vajzë e re, ndërsa më shumë se 200 të plagosur vlerësohet të jenë në gjendje kritike për jetën.
Hezbollahu akuzoi Izraelin për shpërthimin dhe tha se do të hakmerrej. Ministri libanez Ziad Makary e dënoi sulmin si “agresion izraelit”, ndërsa nga ushtria izraelite nuk ka asnjë koment të drejtëpëdrejtë për situatën e krijuar së fundmi në Lindjen e Mesme. Komandantët e lartë kanë rritur gatishmërinë në sulm dhe në mbrojtje në të gjitha fushat.
Imazhet e pagerëve u shfaqën më pas me ngjitëse në anën e pasme që duken në përputhje me pagerët e bërë nga kompania tajvaneze Gold Apollo, sipas analizës nga Reuters.
Të mërkurën, themeluesi i kompanisë Hsu Ching-Kuang, mohoi se kishte bërë pagerët, duke thënë se ato ishin prodhuar nga një kompani në Evropë që kishte të drejtën të përdorte markën e saj. “Produkti nuk ishte i yni. Vetëm se kishte markën tonë në të”, tha ai. “Ne jemi një kompani e përgjegjshme. Kjo është shumë e turpshme”, tha ai.
Plan "diabolik" mund të konsiderohet shpërthimi i ndodhur menjëheë pajisjet u "mbinxehën" dhe më pas shpërthyen njëkohësisht duke kapur totalisht në besfasi anëtarët e grupit Hezbollah dhe mijëra persona të tjerë të pafajshëm. Versus.al







