BOTA /

Tragjedi në ajër/ Aeroplani me mbi 200 persona në bord rrëzohet pranë aeroportit të Indisë (VIDEO)

Një aeroplan me pasagjerë 242 pasagjerë në bord, është rrëzuar në një zonë të banuar pranë aeroportit në Ahmedabad të Indisë.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në ajër/ Aeroplani me mbi 200 persona në bord

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Indi, ku një aeroplan i kompanisë Air India, me më shumë se 200 persona në bord, është rrëzuar pranë aeroportit të qytetit Ahmedabad në perëndim të vendit. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e viktimave apo të mbijetuarve.

Fluturimi fatkeq ishte nisur drejt aeroportit Gatwick të Londrës, por për arsye ende të paqarta, avioni u përplas në një zonë civile pranë aeroportit ku është përplasur me disa godina, sipas njoftimit të zyrtarëve të policisë dhe përfaqësuesve të kompanisë.

Në një reagim të shkurtër në platformën X (ish-Twitter), Air India u shpreh:

“Jemi duke hetuar mbi incidentin dhe do të publikojmë përditësime sapo të kemi më shumë informacion.”

 Pamjet televizive të transmetuara nga mediat indiane kanë treguar mjerimin në terren: mbeturina të përfshira nga flakët, tym i dendur që ngrihej drejt qiellit, si dhe ekipe shpëtimi që transportonin të lënduarit me barela dhe ambulanca.

Burime të ndryshme japin të dhëna kontradiktore për numrin e saktë të njerëzve në bord. Agjencia ANI raporton për 242 persona në total, ndërsa CNN News18 citon 220 pasagjerë dhe 12 anëtarë ekuipazhi.

Për momentin, autoritetet vendase janë në gjendje gatishmërie të lartë, ndërsa hetimet mbi shkaqet e aksidentit sapo kanë nisur. Ende nuk është konfirmuar nëse përplasja ndodhi gjatë ngritjes apo uljes, edhe pse disa raportime sugjerojnë se incidenti ndodhi në momentin kur avioni po ngrihej nga pista.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

  Versus.al

Poll