Botuesi norvegjez Harald Udrum dhe gruaja e tij shtatzënë Judith Mazariegos u gjetën të vdekur në rrënojat e një aeroplani me një motor me të cilin po fluturonin në Guatemalë.
Dy persona të tjerë në bord mbetën gjithashtu të vdekur.
Daily Mail shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, me aeroplanin e vogël Cessna që u rrëzua në një zonë malore të vendit.
Dy viktimat e tjera janë një mjek dhe një futbollist, por nuk janë publikuar detaje të mëtejshme.
Konkretisht, Harald Udrum dhe gruaja e tij 26-vjeçare, Judith Mazarregos, po udhëtonin në një avion Cessna me një motor të vetëm.
Horror after Brit-born publisher and pregnant wife killed in plane crash https://t.co/T1yD6mkyYB pic.twitter.com/vVmBa9ATAY
— Mirror Breaking News (@MirrorBreaking_) March 16, 2026
Trashëgimtar i grupit Schibsted
Udrum ishte trashëgimtari i Christian Schibsted, themeluesit të grupit norvegjez të botimeve dhe mediave Schibsted. Familja e Judith Mazariegos konfirmoi vdekjen e çiftit për agjencinë norvegjeze të lajmeve Dagbladet.
Sipas një deklarate nga një ekip shpëtimi i transmetuar në televizionin guatemalas, 26-vjeçarja ishte gjashtë muajshe shtatzënë.
Udrum lindi në Londër dhe më vonë u adoptua nga familja norvegjeze Simbstedt, e cila ka qenë e lidhur me skenën mediatike në Skandinavi për dekada të tëra.
Autoritetet në vendin e aksidentit u mobilizuan menjëherë sapo u njoftuan.
Shkaqet e aksidentit po hetohen.
Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, ata e gjetën avionin pjesërisht të dëmtuar dhe tre pasagjerë të vdekur. Një pasagjer i katërt u nxor i gjallë, por ndërroi jetë nga plagët e marra./Versus.al

