BOTA /

Trump “injoron” Ursula Von Der Leyen, nuk e fton në ceremoninë e inagurimit

Presidenti Amerikan Donald Trump nuk ka ftuar në ceremoninë e inagurimit që do të mbajë si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenten e Komisionit Europian Urusula Von Der Leyen.

Shkruar nga Versus

 

Trump “injoron” Ursula Von Der Leyen, nuk e fton në

Presidenti Amerikan Donald Trump nuk ka ftuar në ceremoninë e inagurimit që do të mbajë si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenten e Komisionit Europian Urusula Von Der Leyen.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Von Der Leyen gjatë konferencës së sotme për shtyp.

“Ne nuk kemi marrë një ftesë dhe nuk ka asnjë plan që ajo të marrë pjesë,” tha zëdhënësja Paula Pinho.

Megjithatë, ajo shtoi: “Po mundohemi të kontaktojmë sa më shpejt me administratën e re” të SHBA-së , dhe para 20 janarit.

Presidentja e Komisionit, e cila është shtruar në spital me pneumoni të rëndë, njoftoi një javë më parë se do të anulonte të gjitha angazhimet e saj jashtë vendit deri në mes të janarit. Sipas traditës, në ceremoninë e inaugurimit të presidentëve amerikanë nuk ftohet asnjë kryetar shteti apo qeverie e huaj.

Megjithatë, Donald Trump vendosi të bëjë ndryshe duke ftuar disa liderë të huaj, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping, i cili e refuzoi ftesën.

Kryeministrat e Italisë dhe Hungarisë, Giorgia Meloni dhe Viktor Orbán, pritet të udhëtojnë në kryeqytetin amerikan më 20 janar.