BOTA /

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani çmim të paimagjinueshëm nëse s'i pranoni pas të burgosurit

Ai nuk sqaroi saktësisht se çfarë masash synon të vendosë nëse Venezuela e shpërfill kërkesën e tij.

Shkruar nga Versus

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani çmim të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të vuante një "çmim të pallogaritshëm" nëse nuk do të merrte mbrapsht të gjithë të burgosurit që ai tha se qeveria në Karakas i kishte detyruar të hynin në Shtetet e Bashkuara.

Pa dhënë detaje të mëtejshme, Trump tha se midis të burgosurve ishin "njerëz nga institucione psikiatrike". Ai nuk specifikoi se çfarë masash do të vendoste nëse Venezuela do ta shpërfillte kërkesën e tij.

"Ne duam që Venezuela të pranojë menjëherë të gjithë të burgosurit dhe njerëzit nga institucionet psikiatrike, përfshirë institucionet më të këqija psikiatrike në botë, që 'udhëheqja' venezueliane i ka detyruar të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mijëra njerëz janë plagosur rëndë, madje edhe janë vrarë, nga këta 'monstra'. NXIRRINI ATA NGA VENDI YNË, MENJËHERË, PËRSËRI ÇMIMI QË DO TË PAGUANI DO TË JETË I PAPARASHIKUESHËM!", shkroi presidenti amerikan.

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani çmim të

Poll