BOTA /

Trump shpall sërish fitoren kundër Iranit, lëvdata për vendet e Gjirit dhe kritika për NATO-n

Shkruar nga Versus

Trump shpall sërish fitoren kundër Iranit, lëvdata për

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka mbajtur fjalim në zyrën e Shtëpisë së Bardhë ku shpalli sërish fitoren në luftën kundër Iranit, ndërkohë që nuk ka hedhur poshtë mundësitë për sulme të vazhdueshme kundër infrastrukturës energjitike të vendit në rast se negociatat dështojnë.

“E dini, nuk më pëlqen ta them këtë ne e kemi fituar këtë, sepse kjo luftë është fituar, e vetmja gjë që i pëlqen ta vazhdojë janë lajmet e rreme. Ne nuk po fitojmë një luftë ku ata nuk kanë marinë dhe nuk kanë forcë ajrore dhe nuk kanë asgjë, dhe ne fjalë për fjalë kemi aeroplanë që fluturojnë mbi Teheran dhe pjesë të tjera të vendit të tyre. Ata nuk mund të bëjnë asgjë për këtë. Për shembull, nëse dua ta rrëzoj atë termocentral, atë termocentral shumë të madh dhe të fuqishëm, ata nuk mund të bëjnë asgjë për këtë”, ka deklaruar Trump.

Më tej Trump është ndalur dhe te aleatët e Gjirit Perisk, për të cilët ka thënë se i kanë përmbushur kryesisht pritjet e tij gjatë luftës  së vazhdueshme me Iranin, duke kritikuar edhe një herë vendet e NATO-s se kanë dështuar.

“Pak më shumë për NATO-n”, tha Trump kur u pyet nëse donte që vendet e Gjirit të bënin më shumë. “Mendoj se aleatët tanë të Gjirit kanë qenë mjaft të mirë, për të qenë i sinqertë.”

Ndërsa ai shoti se: "Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur shumë rëndë", duke vlerësuar disa partnerë të Gjirit individualisht, përfshirë këtu Arabinë Saudite, Katarin Kuvajtin apo Emiratet e Bashkuara Arabe. Versus.al

Poll