
Ukraina ka ndërmarrë një valë sulmesh ajrore drejt Rusisë përgjatë mbrëmjes. Mësohet se janë lëshuar në total 193 dronë, disa prej të cilave edhe drejt Moskës.
Dy prej 4 aeroporteve më të mëdha të Moskës, Domededovo dhe Zhukovsky, u mbyllën për një kohë të shkurtër. Kievi ka thënë më parë se sulmet e tij kanë për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës kyçe për kryerjen e luftës së Rusisë në Ukrainë, siç janë aftësitë e saj prodhuese të naftës.
Autoritetet ukrainase kanë deklaruar se këto veprime janë pjesë e strategjisë së re për të dobësuar “makinerinë luftarake të Kremlinit” dhe për t’i treguar Moskës se lufta mund të përhapet edhe përtej kufijve ukrainas.
Sulmet ndodhin në një kohë kur lufta ka hyrë në vitin e saj të tretë, me frontet e betejës që mbeten të ashpra. Versus.al
