BOTA /

Ukraina shpall "non grata" aplikacionin “Telegram”, e ndalon për zyrtarët shtetërorë, por jo... për Presidentin

Qendra Kombëtare e Koordinimit të Sigurisë Kibernetike bëri thirrje për ndalimin, duke e përshkruar masën si të nevojshme për sigurinë kombëtare gjatë luftës me Rusinë.

Shkruar nga Versus

Ukraina shpall "non grata" aplikacionin “Telegram”, e

Ukraina ndaloi instalimin e aplikacionit Telegram nga zyrtarët në pajisjet e lëshuara nga shteti.

Qendra Kombëtare e Koordinimit të Sigurisë Kibernetike bëri thirrje për ndalimin, duke e përshkruar masën si të nevojshme për sigurinë kombëtare gjatë luftës me Rusinë.

Kjo u njoftua të premten nga Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës në një deklaratë në Facebook. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thanë se Telegram përdoret në mënyrë aktive nga Rusia për sulme kibernetike, vendosjen e vendndodhjeve të përdoruesve dhe kalibrimin e sulmeve me raketa.

Një përjashtim nga ndalimi do të lejohet për njerëzit që përdorin aplikacionin në detyrat e tyre zyrtare, përfshirw dhe presidentit Zelenski, i cili publikon prej kohwsh nw Telegram dhe komunikimet e tij publike. Ukrainasit janë të lirë të përdorin aplikacionin në pajisjet e tyre personale.

Aplikacioni përdoret gjerësisht në Ukrainë jo vetëm për mesazhe, por edhe për të lexuar lajme, duke përfshirë përditësimet mbi sulmet ajrore ruse.

 

Poll