
Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Brazil, ku gjashtë persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër mbi zonën e Recreio dos Bandeiras, në jugperëndim të Rio de Janeiro.
Sipas autoriteteve, përplasja ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa të dy mjetet ajrore u rrëzuan menjëherë pas goditjes. Një zëdhënës i zjarrfikësve konfirmoi se asnjë nga personat që ndodheshin në bord nuk arriti të mbijetojë.
Gërmadhat e helikopterëve u shpërndanë në një perimetër prej më shumë se 100 metrash, ndërsa disa pjesë përfunduan edhe mbi çatitë e ndërtesave pranë vendit të ngjarjes.
Në operacionin e emergjencës u angazhuan rreth 45 zjarrfikës me 15 automjete, ndërsa trafiku në rrugën bregdetare Avenida das Américas u pezullua për arsye sigurie. Pas disa orësh pune, ekipet arritën të vinin situatën nën kontroll dhe vijuan kontrollet për rrjedhje të mundshme karburanti.
Ndërkohë, CENIPA ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa autoritetet po mbledhin provat dhe të dhënat e nevojshme për të përcaktuar rrethanat e tragjedisë.
Rio de Janeiro - Pelo menos 6 pessoas morreram na queda de 2 helicópteros que se chocaram no ar no Recreio dos Bandeirantes, na Zona Sudoeste do Rio de Janeiro, na manhã deste domingo (14). Até a última atualização desta reportagem, as vítimas não haviam sido identificadas.… pic.twitter.com/yB0C5nIaRc
— g1 (@g1) June 14, 2026

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

