BOTA /

VIDEO/ Kamera termike fluturon mbi Athinë dhe regjistron 67°C në asfalt

Droni SKAI bën një “shëtitje” në Omonia nga rruga e Athinasit deri te sheshi Kotzia dhe regjistron temperaturat më të larta dhe më të ulëta. Në asfalt termometri tregon deri në 67°C, ndërsa pjesa më e freskët shihet në shatërvanin e sheshit Omonia. Në çatitë dhe ballkonet e shtëpive, kamera termike regjistron mbi 80°C.

Shkruar nga B. S
VIDEO/ Kamera termike fluturon mbi Athinë dhe regjistron 67°C në

 

Dita më e vështirë e valës së të nxehtit është dita e sotme sipas raportit të azhurnuar të motit emergjent pasi temperaturat do të kalojnë 40 gradë Celsius në disa zona. Janë mbresëlënëse pamjet e regjistruara nga dronët me kamera termike që SKAI dhe ERT “rekrutuan” për të regjistruar temperaturat në qendër të Athinës.

Droni SKAI bën një “shëtitje” në Omonia nga rruga e Athinasit deri te sheshi Kotzia dhe regjistron temperaturat më të larta dhe më të ulëta. Në asfalt termometri tregon deri në 67°C, ndërsa pjesa më e freskët shihet në shatërvanin e sheshit Omonia. Në çatitë dhe ballkonet e shtëpive, kamera termike regjistron mbi 80°C.

Videoja e mëposhtme nga kamera e ERT zbulon diferencat e mëdha të temperaturave mes zonave me bimësi dhe zonave me çimento dhe asfalt (VIDEO).

Zonat me pemë dhe parqe janë dukshëm më të freskëta, ndërsa zonat urbane, veçanërisht zonat qendrore me shumë ndërtesa, janë shumë më të ngrohta, duke përforcuar efektin e ishullit të nxehtësisë urbane.

Një hartë e publikuar nga meteo.gr tregon temperaturat që priten në orën 15:00 me 12 zona që “digjen” mbi 40 gradë Celsius.

Sipas hartës, temperaturat që do të kalojnë 40 gradë dhe do të arrijnë deri në 44 gradë Celsius./  Versus

Poll