BOTA /

(VIDEO) Motra e saj është ende e zhdukur/ Dëshmia e 20-vjeçares që i mbijetoi zjarrit vdekjeprurës në diskotekë: Rashë në tokë teksa po ikja

Ajo dëshmoi para kamerës së Ministrisë së Punëve të Brendshme se në momentin e zjarrit ka qenë mes turmës dhe se ajo ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) Motra e saj është ende e zhdukur/ Dëshmia e

Marija Taseva, është vajza 20-vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në diskotekën e Koçanit.

Ajo dëshmoi para kamerës së Ministrisë së Punëve të Brendshme se në momentin e zjarrit ka qenë mes turmës dhe se ajo ka rënë përtokë teksa po dilte jashtë.

“Të gjithë filluan të vrapojnë jashtë. Të gjithë po përpiqeshin të shpëtonin. Motra ime ka humbur. Nuk mund ta gjejmë në asnjë spital. Tani presim këtu rezultatet për të parë nëse do ta gjejmë, nëse jo, përfundimisht në Shkup. Duke dalë jashtë rashë në tokë dhe të tjerët më shkelnin, thjesht me faqe isha në tokë”, tha Taseva.

Babai i saj thotë se nuk kanë informacion për vajzën e dytë, e cila është 25 vjeçe.

Kujtojmë se nga kjo tragjedi kanë humbur jetën 51 persona, teksa personat e lënduar që po mjekohen nëpër spitale janë nga mosha 14 deri në moshën 25 vjeçare.

Poll