Indi- Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Indi teksa helikopteri që transportonte helikopterin e vendit, Droupadi Murmu u ul në çimento të sapo shtruar dhe ngeci aty. U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të bërë të mundur që helikopteri të lirohej nga betoni ku kishte ngecur.
Incidenti ndodhi ditën e djeshme kur helikopteri që transportonte Murmu u ul në një pistë të përkohshme për uljen e helikopterëve në fshatin Pramandom. Pista ishte ndërtuar gjatë natës kur u vendos që helikopteri të devijohej në atë zonë për shkak të kushteve të motit.
Për shkak se ishte hedhur vetëm disa orë parë se të mbërrinte presidentja, betoni ende nuk ishte tharë dhe helikopteri mbeti aty për disa momente derisa u lëviz në një vend të sigurt pa asnjë të lënduar. Versus.al







