BOTA /

VIDEO/ Pamje të frikshme, shkatërrimi i jashtëzakonshëm nga zjarri në Los Anxhelos

Shkruar nga Versus

Pamjet me dron dhe madje edhe fotot satelitore zbulojnë shkallën e jashtëzakonshme të shkatërrimit nga zjarret në periferi të Los Anxhelosit.

Pa përfunduar ende fenomeni, sepse ka ende fronte që digjen në mënyrë të pakontrolluar, tabloja është dëshpëruese.

Njëra pas tjetrës, shumë prej tyre edhe banesa shumë të shtrenjta, u bënë hi. Deri më sot, mbi 2,000 shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë djegur. Nga pemët dhe bimësia përreth shtëpive kanë mbetur vetëm mbeturina, ndërsa vetë shtëpitë janë djegur plotësisht.

Pamjet e tmerrshme me dron tregojnë një shtrirje të pabesueshme të peizazhit të djegur nga zjarret e Los Anxhelos.

Dëshmitë e deritanishme, siç raporton Daily Mail, tregojnë se zjarri filloi aksidentalisht në një kopsht rreth orës 10:00 të mëngjesit të së martës.

Video fillimisht tregoi një gjurmë të vogël tymi që ngrihej nga një kopsht në periferi të Los Anxhelosit në orën 10:40 të mëngjesit, por brenda pak minutash reja ishte përhapur ndjeshëm pasi flakët filluan të digjen të gjithe zonen.

Poll