
Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka trazuar opinionin publik në Lipjan ku pas mesnatës së 7 korrikut, u raportua se një 27 vjeçar i identifikuar si Agon Zejnullahu ndërroi jetë si pasojë e veprimeve të policisë ndaj tij.
Zejnullahu dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe po sulmonte automjete dhe kalimtarë. Pas mbërritjes së policisë, ai ka tentuar të sulmojë edhe efektivët të cilët kanë reaguar duke përdorur spraj ndaj tij.
Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentin kur policia e nxjerr në asfalt dhe njëri prej efektivëve i vendos edhe gjurin në qafë në përpjekje për ta neutralizuar. Megjithatë i riu nuk po reagonte më dhe dyshohet se kishte ndërruar jetë ndërkohë që po prangosej nga policia, përpara se të dërgohej në spital.
Për rastin janë arrestuar 4 zyrtarë policorë të cilët akuzohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Versus.al







