Me erërat deri në 250 kilometra në orë, uragani i pagëzuar me emrin “Beryl” inauguroi sezonin e uraganeve të Atlantikut të vitit 2024 me rekorde shkatërruese.
Pas shkatërrimit që la në ishullin karaibik Union Island, ku shkatërroi 95% të shtëpive, Beryl pushtoi bregdetin jugor të Xhamajkës.
Më shumë se 400,000 banorë janë pa energji elektrike dhe priten ende "përmbytje të shpejta dhe rrëshqitje dherash të lidhura me shirat e rrëmbyeshëm", sipas mediave ndërkombëtare.
Po sipas tyre uragani “Beryl” më pas pritet të fluturojë mbi Ishujt Kajman, përpara se të niset drejt Meksikës dhe Belizes.







