Një deputet i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe është pezullaur nga statusi i tij partiak pasi ka goditur me gursh një kalimtar, duke pretenduar se e kishte kërcënuar.
Mike Amesbury, 55 vjeç, nga pamjet e publikuar shihet fillimisht duke folur me një burrë që më pas e godet duke e shtrirë në tokë.
UK Labour MP Mike Amesbury suspended after CCTV footage shows him punching a man in the face and continuing to punch him as he lies in the street. Should he go to jail? pic.twitter.com/EkGJUbJwkA
— FACTS v Feels (@factsvfeels) October 27, 2024
Në një deklaratë të lëshuar nga deputeti të shtunën, para se të publikohej video, ai pohoi se “ndihej i kërcënuar në rrugë pas një nate me miqtë” dhe se kishte kontaktuar vetë policinë për të denoncuar ngjarjen. "Unë nuk do të bëj asnjë koment të mëtejshëm publikisht, por sigurisht që do të bashkëpunoj me çdo hetim nëse kërkohet," shtoi ai.
Një zëdhënës i Partisë Laburist tha se Amesbury, i cili është zgjedhur në Runcorn dhe Helsby në Anglinë veriperëndimore, po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjes dhe deri në përfundimin e këtij hetimi, i pezullohet statusi partiak./Versus.al







