BOTA /

Zgjedhjet e treta brenda 16 muajve, nesër mbahen votimet në Kosovë

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e treta brenda 16 muajve, nesër mbahen votimet në

Në Kosovë do të mbahen nesër zgjedhjet e parakohshme pas dështimit të arritjes së konsensusit për zgjedhjen e një presidenti të ri.

Pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit 2025 dhe pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, këto janë zgjedhjet e treta për Kuvendin e Kosovës brenda 16 muajve.

Sipas të dhënave të KQZ, numri i personave me të drejtë vote është mbi 2 milionë votues me rreth 16 mijë persona më shumë se zgjedhjet e vitit të shkuar.

Procesi zgjedhor jashtë Kosovës, përveç votimit me postë, do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike, prej të cilave 17 ambasada dhe 13 konsullata, me gjithsej 47 vendvotime.

Sipas KQZ-së, votimi ka nisur prej orës 07.00 të mëngjesit, ndërsa deri në orën 09.00 kanë votuar 11.24% e votuesve të regjistruar. Zgjedhjet u shpallën pasi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dështoi të arrinte një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit të ri që do të pasojë Vjosa Osmanin. Versus.al

Tags:

kosove

Poll