BOTA /

Zjarri tragjik në Koçan/ U përpoq të shpëtonte të tjerët, ndërron jetë në spital në moshën 26-vjeçare futbollisti i Shkupit

Sipas një njoftimi të klubit FC Shkupit në rrjetet sociale, Lazarov u helmua nga tymi ndërsa po përpiqej të shpëtonte jetët e të tjerëve në mes të kaosit.

Shkruar nga Versus
Zjarri tragjik në Koçan/  U përpoq të shpëtonte
Andrej Lazarov

Futbollisti Andrej Lazarov, 25 vjeç, i cili ishte në mesin e të lënduarve nga zjarri ne diskotekën e Koçanit, fatkeqësisht humbi jetën në spitalin e Shtipit.

Lazarov, i cili ishte anëtar i Shkupit që nga vera, humbi jetën duke u përpjekur të ndihmonte  të tjerët nga ambienti i kapluar nga zjarri.

Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit.

Klubi i tij më herët njoftoi se ai ishte jashtë rrezikut, por situata më vonë ndryshoi dhe ai fatkeqësisht iu humbi jetën prej plagëve.

25-vjeçari kishte një karrierë të pasur në Maqedoni, teksa kishte luajtur edhe në Kroaci me Goricën dhe Rudes.

Mesazhi i plotë:

Edhe pse paraprakisht nga familjarët e tij kishim informacione se është mirë, me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë se futbollisti ynë, Andrej Lazarov, është konfirmuar mes viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi gjatë natës në Koçan.

Si një shpirt hero që ishte, Lazarov humbi jetën duke u përpjekur të ndihmojë të tjerët të shpëtojnë nga ambienti i kapluar nga zjarri. Ai u helmua nga tymi gjatë përpjekjeve të tij për të shpëtuar jetë, duke treguar guxim dhe humanizëm deri në momentin e fundit. Veprimi i tij heroik do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë, si një dëshmi e karakterit të tij fisnik dhe zemrës së tij të madhe.

Kjo është një humbje e madhe për klubin tonë, për shokët e ekipit dhe për gjithë komunitetin e futbollit. Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ndjejmë në këto momente, në këtë tragjedi prej më të mëdhave në histori që e ka kapluar klubin tonë!

FC Shkupi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të klubit tonë.

Adrej ishte vetëm gjashtë muaj pjesë e Shkupit, por emri i tij do të mbetet i pashlyer gjithmonë si pjesë e skuadrës sonë.

Kujtimi për te do të mbetet gjithmonë i paharruar në zemrat tona!/Versus.al

Poll