MAGAZINË /

Celine Dion flet për sëmundjen, diva nuk përmban dot lotët. Veç trupit, i ka prekur dhe zërin

Kjo sindromë prek vetëm një ose dy njerëz në çdo milion dhe është një çrregullim neurologjik progresiv autoimun që shkakton ngurtësi muskulore dhe spazma dhimbjeje, dhe zakonisht fillon në trupin e një personi përpara se të zhvillohet në krahë dhe këmbë.

Shkruar nga a.b.

Celine Dion flet për sëmundjen, diva nuk përmban dot lotët.

Shpërthen në lot Celine Dion ndërsa tregon se si sëmundja e rrallë i ka prekur zërin.

"Është shumë e vështirë për mua t'jua tregoj këtë," tha Dion, 56 vjeç, gjatë prezantimit të premierës së dokumentarit mbi jetën e saj të titulluar “Unë jam: Celine Dion”.

Filmi I gjatë dokumentar i bërë nga regjisorja Irene Taylor, kandiate për çmim Oscar, i jep fansave të këngëtares akses të rrallë në jetën e saj pasi ajo u diagnostikua me sindromën jashtëzakonisht të rrallë të personit të ashpër (SPS).

Kjo sindromë prek vetëm një ose dy njerëz në çdo milion dhe është një çrregullim neurologjik progresiv autoimun që shkakton ngurtësi muskulore dhe spazma dhimbjeje, dhe zakonisht fillon në trupin e një personi përpara se të zhvillohet në krahë dhe këmbë.

"Para se të goditesha vërtet me SPS-në, zëri im ishte dirigjenti i jetës sime. Unë e ndiqja atë," tha ajo në klipin nga filmi.

"'Ti udhëhiq rrugën dhe unë do të të ndjek". Dhe unë isha në rregull me këtë, sepse çdo gjë ishte perfekt. Kur zëri yt të sjell gëzim, ti je variant më i mirë i vetëvetes.

 

 

Poll