AKTUALITET /

 U denoncua nga njerka për dhunë, lihet në qeli djali i 'gjeneralit', Robert Kulla: Kemi konflikt pronash

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Robert Kullën.

Shkruar nga B.SH
 U denoncua nga njerka për dhunë, lihet në qeli djali i
Robert Kulla

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg Robert Kullën.

'Nuk e kam dhunuar njerkën kemi konflikt pronash' është shprehur Kulla para gjykatës.

Robert Kulla djali i gjeneralit të bandës famëkeqe në Tiranë, Nehat Kulla u denoncua nga njerka e tij ditë më parë në polici.

Sipas policisë dyshohet se 43-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj njerkës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.

Kujtojmë se Nehat Kulla ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu.  

Ai ishte dënuar me 20 vite burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv.ministrit të Arsimit, Halit Shamati.

Banda e Nehat Kullës ka qenë mjaft aktive në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë.

Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

 

Poll