Live Updates /

Dosja ‘Partizani’, Berisha akuza SPAK: Fshehu dokumentin me firmën e Ramës, mbajnë në sirtar planin e një vrasjeje. Shpenzimet nga dhëndri, jemi familje me solidaritet

*Në konferencë me shtyp me gazetarët Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPAK dhe prokurorëve të çështjes ‘Partizani’ se kanë hequr dokumentin e firmosur nga Edi Rama asokohohe kryebashkiak ku miratohej tjetërsimi i destinacionit të zonës *Gjithashtu ai ka deklaruar se janë shumë çështje ‘top sekret’ që mbahen në sirtar, ndër to dhe plani për vrasjen e një njeriu afër Ramës *Sali Berisha ka deklaruar se qindra mijëra euro dhe dollarë që janë paguar nga dhëndrri dhe vajza e tij për shpenzime gjyqësore dhe shëndetësore vijnë nga të ardhura të deklaruara si shenjë solidariteti ndaj tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në konferencë me shtyp me gazetarët Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPAK dhe prokurorëve të çështjes ‘Partizani’ se kanë hequr dokumentin e firmosur nga Edi Rama asokohohe kryebashkiak ku miratohej tjetërsimi i destinacionit të zonës *Gjithashtu ai ka deklaruar se janë shumë çështje ‘top sekret’ që mbahen në sirtar, ndër to dhe plani për vrasjen e një njeriu afër Ramës *Sali Berisha ka deklaruar se qindra mijëra euro dhe dollarë që janë paguar nga dhëndrri dhe vajza e tij për shpenzime gjyqësore dhe shëndetësore vijnë nga të ardhura të deklaruara si shenjë solidariteti ndaj tij.

3 Postime
5 MUAJ ME PARE

Ju ka paguar dhëndri të gjitha shpenzimet? Berisha: Do ju them një sekret...Jemi një familje me solidaritet të madh

Dosja ‘Partizani’, Berisha akuza SPAK: Fshehu dokumentin me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët i është përgjigjur dhe pyetjes të zbuluar nga dosja 'Partizani' në lidhje me shpenzimet e kryera ndaj tij dhe zonjës së tij Lirie Berisha nga dhëndëri i tyre, Jamarbër Malltezit.

Pyetja: Familja Malltezi kanë përballuar shpenzimet tuaja në një masë 468 mijë euro dhe 153 mijë dollarë nga viti 2014 deri në vitin 2024, shpenzime të deklarurara në ILDKPI dhe që kanë qenë shpenzime duke paguar shpenzimet e tuaja ligjore për çeshtjen nongrata, çështje shëndetësore të tuaj dhe të zonjës suaj ndërsa dhe në 2018 ju kanë paguar pushimet.

Berisha: Së pari po i ndajmë pak. Shpenzimet për kujdesin shëndetësor Sali Berisha ka kursimet e veta të deklaruara qindarkë për qindrakë. Kursimet e mia i administron vajza ime, Ardita Malltezi.

Lidhur me shpenzimet mjekësorë do t'ju rrëfej një sekret. Vajza ime Argita Malltezi ka marrë një porosi nga unë, që të gjitha shpenzimet që do kryejë për mua, do ti marrë nga kursimet e mia. Ajo nuk i ka prekur dhe ka vendosur t'i përballojë me kursimet e saj. Jam mirënjohës.

Ne jemi një familje me solidaritet të madh familjar si çdo familja shqiptare. Përsa i përket pagesave për avoketërit ato pagesa janë bërë siç thua ti. Por duhet të kuptohet një gjë, janë hua të avoketër për katër persona që janë në procesin e shpalljes nongrata nga Edi Rama dhe George Soros pranë sekretarit amerikan Antony Blinken. Lidhur me një transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argita Malltezit e cila nuk ka qenë në Shqipëri ata e kanë zgjidhur fill mbrapa.

Në këtë kuadër pra nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe ato që mendojnë se është ryshfet solidariteti familjar ata nuk kanë familje, ata nuk din se çfarë është familja, mund të jenë prindër por prindër nuk janë.

Solidariteti familjar është solidaritet e rëndësishme, e rëndisishme është nga vijnë këto para.

Argita Malltezi i ka të deklaruar të gjitha në ILDKP, aq të deklaruar e ka sa SKAP shkojnë e nxjerin transferta të 30 vite më parë të Jamarbër Malltezit dhe biznesmin Damir Fazllic, pa asnjë lidhje me klubin Partizani.Versus.al

5 MUAJ ME PARE

“Partizani”, Berisha: SPAK fsheh dokumentin ku Rama ka firmosur për ndryshimin e destinacionit të zonës

Dosja ‘Partizani’, Berisha akuza SPAK: Fshehu dokumentin me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me publikimin e dosjes me 500 faqe të SPAK lidhur me hetimet për çështjen e njohur si “afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani”.

Ai tha tha se SPAK po fsheh faktin se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka ndryshuar destinacionin e zonës duke e klasifikuar nga zonë sportive në zonë urbane gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak i Tiranës. Sipas Berishës, ky dokument i firmosur nga Rama që po fshihet nga SPAK mban firmën e datës 12 maj 2006.

Ata fshehin dokumentin që tregon se ndryshimi ishte bërë më 12 maj të vitit 2006. Është Edi Rama ai që e ndryshoi destinacionin e zonës nga zonë sportive në zonë ndërtimi 5 muaj më herët nga çfarë pretendon SKAP-i.

Çfarë e detyri Ramën të ndryshojë destinacionin nga zona sportive në zonë urbane pa pasur asnjë kërkesë nga pronarët? Një kryetar bashkie nuk mund të jepte një vendim të tillë duke shkelur çdo ligj të vendit. Para këtij akti të pashembullt qëndrojnë vetëm interesa personale të Edi Ramës dhe rrethit të tij fare të ngushtë”- u shpreh Berisha.

Kryedemokrati theksoi më tej se ky vendim i Ramës u firmos nga 12 drejtorë të tij në vitin 2008 duke vendosur ndryshimin e destinacionit të zonës. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Mbi 1 mln euro prona jashtë Shqipërisë! Malltezi bleu apartamente në vende të BE, zbardhen transfertat në 3 vite

Dosja ‘Partizani’, Berisha akuza SPAK: Fshehu dokumentin me
Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës

Një pjesë e rëndësishme e dosjes që Versus.al ka siguruar mbi hetimet e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me atë që njihet si “afera e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani”, është edhe pasuria e këtij të fundit, e cila përveçse në Shqipëri ishte e shtrirë edhe jashtë vendit, duke mos u pasqyruar në deklaratat e pasurive të Argita Malltezit.

Sa i takon akuzës së dytë ndaj Malltezit, për “pastrim parash”, në dosje, janë verifikuar transferta bankare që Jamarbër Malltezi ka bërë jashtë vendit për blerjen e pronave në disa vende të Evropës, duke mos i pasqyruar ato në deklaratat e pasurisë.

Konkretisht, në dosje rezulton se Malltezi brenda një periudhe kohore 3 vjeçare, pra nga 2018 deri në 2021, ka blerë prona në Budapest të Hungarisë me vlerë 155 mijë euro, pronë në Mynih të Gjermanisë me vlerë 137 mijë euro, pronë me vlerë 395 mijë euro në Bruksel të Belgjikës dhe apartament për vajzën e tij në Rotermad të Holandës me çmim deri në 360 mijë euro.

Pagesat për pronën në Budapest 155 mijë euro:

Rezulton se në vitin 2018, Malltezi ka blerë në Budapest të Hungarisë një prone, pasuri të paluajtshme, në vlerën e 155 mijë eurove. Në dosjen e SPAK evidentohen tre transferta për këtë pronë.

Transferta e parë është bërë më 21.12. 2018 në shumën 15.530 euro, si pagesë e parë për kontratën e parashitjes dhe blerjes. Bëhet fjalë për një kontratë të firmosur 20.12.2018 me Adria Immobiliare Kft H.Dozsa Gjorgy Ut 86.B Budapest".

Transferta e dytë është bërë po atë ditë më 21. 12. 2018 po në shumën 15. 530 euro me përshkrim "int outg mt nga llogaria Doën Payment For Pre Sale And Purchase Contract Dt 20.12.2018 Red Pro Kft 1061 Andrassy 456 Budapest". Pra, paradhënie për kontratën e shitblerjes dt. 20.12.2018.

Tranferta e tretë është bërë, 2 muaj më pas, më 20.02. 2019 në shumën 124.240 euro që ishte pagesa e pjesë së mbetur për kontratën e blerjes datë 20.12.2018. Po kështu gjatë vitit 2019 ka pagesa faturash ndër të tjera në ‘Andrassy Ut 55 Budapest 7 885 euro.

Dosja ‘Partizani’, Berisha akuza SPAK: Fshehu dokumentin me

Transferta drejt Gjermanisë, Munchen për blerjen e pronës 137 mijë euro

Nga analizimi i të dhënave bankare, nga llogaria bankare e Jamarbër Malltezi në U... Bank sh.a., me numër 11..........  në monedhën euro, janë kryer transferta dalëse në total 137,000 euro drejt llogarisë së Jamarbër Malltezit (me adresë Schelling Str 24, 80799 Munchen, DE) në bankën Deutsche Bank Ag, Postbank Branch (Formely Deutsche Postbank Ag) (Frankfurt Branch) Bonn De.

Gjithsej rezultojnë për vitin 2021 të jenë 16 transferta, nga të cilat 4 me vlerë nga 4 000 euro, 4 me vlerë nga 4500 euro, 2 me vlerë nga 5 000 euro, 2 me vlerë nga 8 000 euro, 2 me vlerë nga 15 000, 2 me vlerë nga 15 000 euro, një me vlerë 22 000 euro dhe një me vlerë 25 000  euro.

Prona në Bruksel të Belgjikës 395 mijë euro

Sipas dosjes së hetimeve, rezulton se apartamenti ndodhet në katin e parë në bllokun e ndërtesës 8 në Bruksel.  Apartamenti ka në përbërje një sallë hyrje, një dhomë ndenje-ngrënie me kuzhinë, një sallë nate, një tualet më vete, një dhomë lavanderi, dy dhoma gjumi, një banjo dhe tualet, një dhomë dush, një tarracë në bashkëpronësi dhe bashkëpronësi të detyruar 81/10,000 (ose 9.925) e sipërfaqeve të përbashkëta.

Po kështu në pronësi është dhe një bodrum, si dhe parkingun. Çmimi i shitjes së pronës është 395,000 euro (duke përjashtuar tarifat e regjistrimit, mbi vlerën e shtuar dhe tarifat e tjera tatimore).

Dosja ‘Partizani’, Berisha akuza SPAK: Fshehu dokumentin me

Të mërkurën, SPAK i komunikoi akuzat zyrtare ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Kryedemokrati u akuzua për korrupsion pasiv, duke ndryshuar VKM të qeverisë për t'i ardhur në ndihmë familjeve trashëguese në privatizimin e ish-kompleksit sportiv, ndërsa Malltezi akuzohet për korrupsion pasvi dhe pastrim parash, akuzë kjo e fundit e ngritur në bazë të pasurive të padeklaruara të tij dhe të gruas së tij. Para ambienteve të SPAK, pati një protestë ku u mblodhën mbështetës të Berishës të cilët e cilësonin procesin gjyqësor ndaj tij si "politik". Vetë ish-kryeministri pati akuza të forta ndaj prokurorëve të SPAK duke i akuzuar këta të fundit si të "dirigjuar" nga kryeministri Edi Rama. Versus.al

Poll