POLITIKË /

'S'kam bërë operacione plastike'/ Meta sulmon sërish SPAK: Dumani, legen! T'i marrin pasuritë e mia

Shkruar nga Versus
'S'kam bërë operacione plastike'/ Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka ndalur sulmet ndaj Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sërish, mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “3D”, Meta u shpreh se me SPAK-un nuk mund të ketë një qasje normale, duke mos i kursyer edhe kunjat. Sipas tij, ai nuk ka bërë asnjë "operacion plasik", akuzë për të cilën po hetohet e shoqja e tij, Monika Kryemadhi. 

“Si ta kem qasjen normale më SPAK kur ai thotë se gjykatat vendosin çfarë themi ne. Unë nuk jam i persekutuar politik. Pasuritë e mia t’i marri të gjitha. Tjetër çfarë ka SPAK me mua? Kam bërë që ndonjë operacion plastik unë se nuk di gjë? Asnjë gjë nuk ka me muza SPAK, zero. SPAK është pjellë e Ramaformës. Duhet të ishte institucion legjitim, por nuk mund të ishte. SPAK është një instrument për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës dhe shkatërruar pluralizmin politik. Duke marrë në mbrojtje atë që gënjen edhe për orën dhe e dinë të gjithë se çfarë problemesh ka. Unë nuk kam thënë kurrë se jam i persekutuar nga SPAK. Për çfarë çështjes? Për përrallat e tyre? Kjo zgjidhet duke shkuar te sovraniteti Kushtetutës, tek 140 votat,”- tha Meta.


Gjithashtu, nuk i ndali as sulmet dhe ofendimet ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, Meta e ofendoi.

“Babai im është një njeri i nderuar nuk është legen si Dumani. Unë isha kryeministër ai shiste bashkë me mamanë time te Pazari i Ri. Dumani është një kancelar që vetëm prodhon shkresa e komunikime. Këtë të drejtë ka ai, asgjë tjetër,”-shtoi ai. Ndër të tjera në fjalën e tij, lëshoi një sërë akuzash në drejtim të juristëve që janë marrë me çështjet e Ilir Metës.

“Unë të kërkoj pazar me SPAK-un? S’ka aktorë të fuqishëm në këtë vend, jam vetë aktor i fuqishëm se unë dal përballë të gjithëve, dal përballë SPAK-ut, dal përballë kujt të duash, më sill kë të duash në këtë vend. Ma sill mua këtu! Është çështje morali kjo, është çështje integriteti kjo. E para SPAK-u e ka nisur çështjen që në vitin 2019, në kulmin e përplasjes sime për Gjykatën Kushtetuese. Në dhjetor të vitit 2019 në bazë të një delikuenti i cili është dënuar nga gjykata për dhunë në familje, është çështja e tyre le ta mbajnë. Është një jurist tjetër që është dënuar në kohën e Enverit, në kohën e Ramizit, në kohën e Fatosit, është dënuar këtu është dënuar në Belgjikë me emër tjetër, është dënuar në Amerikë, është dënuar kudo! Ai përditë del nëpër studio. Pse ? Sepse paguajnë incineratorët, ndërsa unë kam punë tjetër, kam 5 prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus,”-shtoi ai.

I pyetur se kur do largohej nga politike, Meta shtoi: Nëse bëhen 4 milionë shqiptarë plus, lufta ime mbaroi. Unë do të merrem me agroturizëm. Por do të kthehen të gjithë shqiptarët këtu./ZËRI

Poll